berisha ne fb_4Greva e furgonëve në të gjithë vendin sipas ish-kryeministrit Berisha është më e madhja në historinë e vendit.

Në një postim në fejsbuk, Berisha shkruan se 22 mijë furgona janë në betejë për egzistencën e tyre, për bukën e gojës së fëmijëve dhe familjeve të tyre dhe kundër qeverisë Rama – Meta, që i ka bllokuar për të vendosur monopolet e mafies së rrethit të vet në transportin e pasagjerëve.

Sipas Berishës kjo bëhet për të gjobitur me 1500 euro rryshfet çdo liçensë taksish e furgonash që do të jepet pas heqjes antiligjore të liçensave egzistuese.

Ai fton qytetaret të mbështesin këtë protestë kundër akteve çnjerëzore dhe antiligjore të piktorit dështak dhe ekipit të tij kleptokratik.