Berisha: Protesta i futi frikën deri në palcë dhe detyroi Ramën të zhbëje axhendën

Berisha: Protesta i futi frikën deri në palcë dhe detyroi Ramën të zhbëje axhendën

13:19 27/05/2018

“Revolta që lemeriti narkoqeverinë dhe damkosi atë në mbarë botën”! 

Kështu e ka cilësuar  ish-kryeministri Sali Berisha protestën e zhvilluar ditën e shtunë nga opozita.

Sipas Berishës, protesta i futi frikën deri në palcë kryeministrit Edi Rama, si dhe 5 ministrave të cilët, u larguan pasditen e së premtes nga Shqipëria.

“E

para, kjo revoltë, vetëm me frymën e fuqishme para saj i futi frikën deri në palcë dhe detyroi Edvinin të zhbëje axhendën e tij në Tiranë, madje edhe me të huaj, dhe t’ia mbathë natën e të premtes për në Velebisht duke lëshuar kështu institucionin e kryeministrisë për të mos rrezikuar lëkurën e tij. Njëlloj, era e stuhisë që po vinte detyroi ministrat e tij t’ja mbathnin si minj në drejtime te paditura jashtë Tirane.

Vetëm për në Mal të Zi, sipas sistemit TIMS të premten pasdite kaluan kufirin 5 prej tyre. Njerëzit që gogësijnë gjithë ditën pasuritë nga droga dhe vjedhja e taksapagueseve nuk kane parim, moral apo atdhe!”

Statusi i plotë:

Revolta që lemeriti narkoqeverinë dhe damkosi atë në mbarë botën!

Të dashur miq, revolta masive e djeshme, për efektet e saj ishte njëra nga më të fuqishmet ne historinë e protestave kundër narkoshtetit, dhe kjo përben një kontribut të çmuar, fitore të vërtetë ne luftën për çmontimin e narkoqeverisë për të gjithë ata që nga Tirana dhe mbarë vendi mbushen dje bulevardin “Dëshmorët e Kombit” si dhe për të gjithë të tjerët që ishin shpirtërisht me ta. Mendoj se tre janë arritjet me madhore te saj.

E para, kjo revoltë, vetëm me frymën e fuqishme para saj i futi frikën deri në palcë dhe detyroi Edvinin të zhbëje axhendën e tij në Tiranë, madje edhe me të huaj, dhe t’ia mbathë natën e të premtes për në Velebisht duke lëshuar kështu institucionin e kryeministrisë për të mos rrezikuar lëkurën e tij. Njëlloj, era e stuhisë që po vinte detyroi ministrat e tij t’ja mbathnin si minj në drejtime te paditura jashtë Tirane.

Vetëm për në Mal të Zi, sipas sistemit TIMS të premten pasdite kaluan kufirin 5 prej tyre. Njerëzit që gogësijnë gjithë ditën pasuritë nga droga dhe vjedhja e taksapagueseve nuk kane parim, moral apo atdhe!

Në këtë aspekt revolta e opozitës e dt 26 Maj 2018 përsëriti pa dhunë dhe në një formë tjetër 14 Shtatorin e vitit 1998!

E dyta, dje opozitaret e revoltuar detyruan Fatziun, njërin nga dy ministrat që qëndroje në Tiranë të lëshojë si mi zyrën dhe të largohet me vrap nga tuneli i narkoministrise duke menduar vetëm për lëkurën e tij dhe dëshmuar se njëlloj si padroni i tij nuk njeh detyrë as flamur!

Në të vërtetë, pas zhdukjes se Fatziut, në përballjen e tyre me narkopolicinë, të revoltuarit guximtarë po të mos i tërhiqte kryetari i PD në pak minuta do të vendosnin flamurin e fitores mbi ministrinë e drogës dhe krimit njëlloj siç e vendosen më 14 Shtator të vitit 1998 ne kryeministri!

E treta, revolta e fuqishme e djeshme e opozitës më shumë se të gjitha protestat e mëparshme pushtoi me mesazhet e saj të veçanta mediat e mbarë botës. Mediat më të mëdha të SHBA dhe vendeve tjera, ndër të cilat televizionet Fox News, ABC, NBC, New York Times, Washington Post e dhjetëra e dhjetëra media të tjera. Dje hapsira mediatike botërore u dominua nga tre lajme fatale për narkoqeverinë.

Sipas tyre shqiptarët protestojnë:

a-kundër lidhjeve me drogën dhe krimin të Edvin Kristaq Ramës

b-kundër lidhjeve të ministrit të brendshëm Fatzi Xhafa me drogën dhe krimin, ndihmën që ky i ka dhënë vëllait Geron Xhafa per trafiqet e tij

c-dorëzimin e Geron Xhafës, autoriteteve italiane për të vuajtur 7 vjet burg i dënuar si trafikant ndërkombëtar droge.

Ndaj duke shprehur nderimin tim më të madh për qytetaret e revoltuar opozitar, për guximin dhe suksesin e djeshëm, ftoj mbar qytetarët e këtij vendi që të konsiderojmë arritjet e ditës së djeshme si provën e përgjithshme për të hedhur në rastin më të parë në greminën e historisë Noriegën dhe narkoqeverinë e tij! sb


Grupi
LAJMET
Të ngjashme
Grupi