Protestën e 16 Majit, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e sheh si një mënyrë për të sensibilizuar udhëheqësit europianë.

Në takimin me drejtuesit politikë të qarqeve, Berisha u bëri thirrje të mos dekurajohen nga deklaratat paraprake të tyre por të vijojnë betejën në mënyrë që shqiptarët të votojnë të lirë.

“Me datën 16 fillon protesta për një sensibilizim të udhëheqësve europiane se ndodhen në një narkoshtet që nuk respekton asnjë rregull, asnjë parim të votës së lirë. Dhe kjo jo se e themi ne, por që e thonë katër rezoluta ndërkombëtare të partive që qeverisin botën. Deklaratat paraprake nuk mund të dekurajojnë ne në betejën tonë që shqiptarët të votojnë si qytetarë të lirë, me zotimin solemn se me Edi Ramën nuk ka votë të lirë. Por këto kohëra që vijnë, janë kohëra përcaktuese në rrafshin kombëtar dhe ndërkombëtar për mbrojtjen e votës së shqiptarëve, për luftën për mbrojtjen e votës së shqiptarëve. Kjo është një kauzë e drejtë, e dobishme, e vlefshme për çdo sakrificë. Kjo është një kauzë e drejtë, e cila do triumfojë”, tha Berisha./tvklan.al