“Policia të lirojë protestuesit paqësor”

Uragan të pandalshëm ndryshimi e cilësoi lideri i demokratëve Sali Berisha protestën e opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Duke përshëndetur pjesmarrësit në protestën e 50 poshtë shtëpisë së tij, Berisha tha se shqiptarët të martën vranë frikën dhe dhanë qartë mesazhin se opozita është në këmbë dhe në misionin e saj për votën e lirë dhe pluralizmin.

Ai i bëri thirrje gjithashtu policisë që të lirojë menjëherë protestuesit e arrestuar dhe të mos zbatojë urdhrat politikë, pasi në të kundërt do të përballet me me forcën e mosbindjes civile.

Tv Klan