Ish – Kryeministri, Sali Berisha, ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shfaqet  Klemend Balili, i njohur tashmë si Eskobari i Ballkanit dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar për akuzat e trafikut të drogës.

Sëbashku me foton e dërguar nga qytetari dixhital, Berisha shkruan:

“Në shtabin e Eskobarit të Ballkanit!

Qytetari dixhital dërgon:

Foton e fillimit të kësaj jave të Eskobarit të Ballkanit dhe lejtnanteve të tij në strofullen e tij në Sarandë, korrierit, pengut etj etj! sb

“Përshendetje doktor, po ju dërgoj: Foton e kësaj jave nga strofulla e balilajve. Lutem anonimatin 

Këta në foto janëë, në mes Kel Balili, djathtas Rigers Balili Kryetari Bashkisë Delvine(nuk jam i sigurtë), majtas nuk ja di emrin por është korrier i Kelit. Tjetri në fund majtas është Denis Balili. Ky zakonisht rrin peng tek blerësit e drogës deri në momentin kur transporti ka përfunduar. Metodë kjo kolumbiane për të garantuar siguri dhe besueshmëri tek blerësit. Lutem anonimatin.”/tvklan.al