Ish-kryeministri: Të gjitha bandat janë të lidhur drejtpërdrejt me Edi Ramën

Që nga viti 2013 grupet kriminale bashkëpunojnë me qeverinë sipas ish-kryeministrit Sali Berisha. Në takimin e organizuar prej tij me temë “Pushteti i Krimit”, Berisha tha se në vendin tonë bandat janë të lidhura me kryeministrin Edi Rama.

“Fijet e bandave të Laçit direkt tek Edi Rama bandat e Beratit, Elbasanit ishin direkt te Edi Rama. Krimi sot është i aftë të marrë në qeveri çdo vendim, të përcaktojë çdo tender.”

Teksa u ndal te hetimet për dosjen e sterilizimit, Berisha nuk i kurseu akuzat për drejtësinë.

“Ky sistem i drejtësisë politikë është plot Xhevahirë, amnniston Ilir Beqajn i cili ka firmën e tij në të gjitha ktet vendimtare të sterilizimit. Është përgjegjës për vdekjen e mijëra shqiptarëve për mos operim dot.”

Akuza pati dhe për ministrin e Brendshëm Taulant Balla.

“Është politikani më i regjistruar në të gjitha variantet duke komanduar banda duke porositur vrasje.”

Duke theksuar se krimi mbrohet nga qeveria, Berisha deklaroi se përgjigjja e vetme në këtë situatë është reagimi i opozitës dhe i qytetarëve.

Klan News