Ish-kryeministri: Rama po ndërhyn në punët e brendshme të Kosovës, mbështet skenarin e shkëmbimit të territoreve

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se kërkesa e kreut të qeverisë Edi Rama për të vendosur forcat e KFOR në veri ka për qëllim ndarjen e Kosovës mes Shqipërisë dhe Serbisë. Berisha thotë se Rama po ndërhynë në politikën e brendshme të Kosovës për interes të Serbisë.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe ndërhyrjet e Edi Ramës në punët e brendshme të Kosovës. Është një kërkesë djallëzore e cila nuk ka qëllim tjetër përveç indirekt për të dalë tek ndarja e Kosovës midis Serbisë dhe Shqipërisë.”

Ish-kryeminsitri thotë se ndërhyrjet e Ramës kanë për qëllim përkeqësimin e situatës në veri të Kosovës.

“Edi Rama me ndërhyrjen e tij përpiqet të acarojë më shumë situatën.”

Berisha tha se Rama vijon të mbështesi ende tezën e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Edi Rama e mbrojti vite të tëra me shkëmbim territoresh, por ky projekt ka dështuar është arkivuar njëherë e mirë.”

Berisha tha se Aleksandër Vuçiç duhet të hetohet nga Gjykata e Hagës për të gjitha aktet e dhunës në Kosovë. 

Klan News