Berisha, qeveria e re (2009)
Autori: Blendi Fevziu
22:22 10/09/2009Risia e zgjedhjeve të 28 Qershorit do të jetë qeverisja e vendit në koalicion. Kryeministri Sali Berisha i bëri ftesë zyrtare kreut të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta për të qeverisur në koalicion vendin dhe ai iu përgjigj pozitivisht ftesës.
Ndërkohë sot i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan Berisha u shpreh se qeveria e re është formuar në bazë të meritave dhe kritereve.
“Risia e zgjedhjeve të reja është që do të qeverisim në koalicion. Për shkak të këtij koalicioni natyrisht disa nga ministrat lëshuan vendet për anëtarët e rinj të koalicionit dhe disa të tjerë nu hynin dot për shkak të kritereve. Për këtë qeveri bazë është merita. Në parlament janë futur reformatorë të shkëlqyer”, tha Berisha./tvklan.al