Sali Berisha i është përgjigjur ironisë së kryeministrit Edi Rama, i cili tha se ndryshe nga kryetari i PD, ai mund ta kalojë kur të dojë oqeanin. Nga Selia Blu, Berisha i ka kujtuar kryeministrit Mecgonial, ndërsa nuk ka kursyer dhe akuzat për administratën Biden.
“Në qoftë se Blinkeni bëri një vizitë blic në Shqipëri i paguar apo i paguar nuk di gjë, për të mbuluar skandalin e tmerrshëm McGoningal, skandali po zien, ai skandal nuk do të mbyllet kurrë”, tha Berisha.
Më herët kryedemorkati zhvilloi një takim me biznesin e vogël në Tregun Industrial në Tiranë, ku premtoi ketë taksa më të ulta nëse PD rikethet në pushtet më 11 Maj.
“Do të ulim çmimin e energjisë me tre herë, çmimin e ujit me dy herë, do të rrisim tavanin pa taksa nga 140 mijë Euro në 180 mijë Euro”.
Zotohet se do të amnistoi të gjitha gjobat e vendosura ndaj bizneseve.
“Do të falim të gjitha gjobat që janë vendosur mbi ju, çdo gjobë do të falet mbi binzesin e vogël”.
Sipas programit të PD, ulje do të ketë edhe çmimi i karburanteve.
“Karburantet do të ulen njëlloj sa në Kosovë. Edi Rama, personalisht, ka vendosur taksë 1.1 Euro për litër naftë”.
Berisha thotë se gjatë 12 vite qeverisje nga socialistët, bizneset janë goditur nga taksa të larta.
“Dhe ato para i kthejnë në patronazhistë, rrush e kumbulla”.
Teksa dëgjoi ankesat e qytetarëve, Berisha u zotua edhe për ulje të çmimeve të banesave në vendin tonë.
“Do të ndërtojmë banesa sociale, do të shesim me çmime shumë më të ulëta se sa shesin këta baronët e drogës”.
Një fokus të veçantë do të kenë çiftet e reja.
“Kredi e butë për çdo çift të ri që është martuar nga 2018 e këtej. 30 mijë Euro sa duhet depozitë bankare do t’i ketë nga shteti. 100% me zero interes”.
Nuk munguan as takimet e papritura.
Përpara Berishës u shfaq edhe një demokrat që mbështet atë, por qe ende mban kartën e anëtarësisë së dhënë nga Lulzim Basha.
Klan News