Pak metra larg selisë së qeverisë teksa Edi Rama, i kthyer nga samiti i BE-së në Bruksel fliste për vlerësim pozitiv lidhur me progresin e Shqipërisë nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian, Sali Berisha e akuzoi si të vetmin shkaktar për mos hapjen e kapitullit të parë.

“Edi Rama mund të akuzojë Greqinë duke mashtruar shqiptarët se shkaku kryesor është mungesa e dialogut. Dhunimi nga Edi Rama parimet ndërkombëtare të drejtësisë.”

Qeveria ka menduar të shpërblejë për fundvit me një pagë plus administratën që punoi ne grupin negociator për integrimin, por Berisha i kujtoi Ramës se si për hapjen e negociatave festoi me shampanje edhe 5 vjet më parë.

“Këto janë komedia e tij, bën kllounin njësoj siç bëri për hapjen e negociatave 5 vjet më parë.”

Të njëjtin qëndrim Berisha e ndau edhe me anëtarët e kryesisë, e cila vendosi nisjen e mosbindjes civile me qytetarët ditën e hënë në orën 11:30 që përkon edhe me mbajtjen e mbledhjes së Këshillit për rregulloren, mandatet dhe Imunitetin, si dhe të enjten përpara parlamentit.

Tv Klan