Ish-Kryeministri: Rama mbështet planin për ndarjen e Kosovës dhe Serbisë së Madhe
Për ish-kryeministrin Sali Berisha, luftën në Ballkan nuk e do Albin Kurti, por Edi Rama dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Në konferencën për mediat, Berisha tha se kryeministri Rama ka mbështetur planet e Vuçiç për ndarjen e Kosovës dhe krijimin e Serbinë e Madhe.
“Ka 3 ditë rresht që serbo-madhi Vuçiç, një njeri që e ka vendin në Hagë, flet për luftë. Ku mund të dojë një vend pa ushtri luftë, një vend që ka forcë simbolike, ai do luftë me vëllain e tij në Tiranë sepse duan ndarje të Kosovës.”
Berisha i bëri thirrje qeverisë së Kosovës të bashkëpunojë me ndërkombëtarët.
“Të bashkëpunojnë dhe bashkërendojnë me KFOR-in, Eulex-in, BE dhe Shtetet e Bashkuara për çtensionimin e situatës.”
Teksa u ndal dhe te situata brenda partisë, Berisha e cilësoi procesin për zgjedhje e kryetarit të PD zyrtare si një skenar të Ramës për të shkatërruar opozitën.
“Ajo që shihni ju është skenar i Edi Ramës, nuk ka njeri që në analizën më minimaliste nuk e konstaton.”
Pavarësisht se PD zyrtare vijon procedurat për kryetarin e ri, Berisha tha se PD e vërtetë është ajo që drejtohet prej tij dhe pala tjetër e partisë nuk përfaqëson demokratët.
Klan News