Dy janë arsyet që sipas Sali Berishës e kanë frikësuar Edi Ramën në këtë fushatë.
“I ra kokës me grushte atë ditë që doli Chris LaCivita në konferencë shtypi, por këto dy ditë është i tmerruar edhe më shumë sepse mësoi që PD ka marrë për avokat të votës së lirë, avokatin e Presidentit Donald Tramp.”
Nga Kuçova ripërsëriti zotimin e tij, duke i dhënë një paralajmërim Kryeministrit.
“Opozita, PD, ju të gjithë me një avokat gjigand vigan të presidentit Tramp ai me bandat me Suel Çelën, me Bajrat. Janë tmerruar se do shpallen grupe terroriste, bashkë më të edhe Rama”.
Ndërsa në Bilisht pas nismës së qeverisë për “paqe fiskale” me biznesin tha se fshihet parajsa e botës së krimit.
“Kjo paqja fiskale është që t’i lirojë trafikantët të legalizojnë paratë e krimit”.
Më herët në Selanik ku u takua me emigrantët e Greqisë, 11 majin e cilësoi kushtrim për shpëtimin e Shqipërisë.
“Më 11 maj vërshoni nga toka, deti e ajri drejt Shqipërisë që të firmosni përmbysjen e narkoshtetit.”
Në krah të Fredi Belerit dhe të atij që e ka pagëzuar si “star-i” i kësaj fushate, kryedemokrati foli për rrezik të marrëdhënieve me fqinjin tonë jugor.
“Çfarë është e aftë mafia për interesa të vetat të bëjë, të sakrifikojë, të dëmtojë, pavarësisht statusit të gjysmë milioni shqiptarëve, marrëdhëniet me fqinjët për interesa mafioze personale. Ky është Edi Rama.”
Si në çdo dalje pa ironizuar nuk la edhe takimet elektorale të kundërshtarit të tij politik.
“Fushata jonë është eprore sepse ne vijmë me program, ai vjen më sharje, shpifje, bën klounin të mbulojë vjedhjet. Ne dalim para shqiptarëve me LaCivita, një nga strategët e fitoreve në botë. Ai del me Vullnet Sinën, që helmoi shqiptarët dhe vetë Ramën në fakt me salmonelën e pulave.”
Kryedemokrati premtoi heqjen e çdo gjobe të vendosur nga inspektorët e administratës nga viti 1992 deri në 11 maj.
Tv Klan