Sali Berisha e akuzon kryeministrin në ditën e 8 Marsit se është misogjeni më i madh në Europë, se nuk ka bërë asnjë për mbështetjen dhe promovimin e tyre, duke krijuar siç thotë një mur të patriarkisë që ai premton se do ta shembë pas 11 Majit.
“Është kryeministri më misogjen. Ato shpërthimet që i ra tavolinës janë të zakonshme në mbledhjet e qeverisë”, tha Berisha.
Në takimin me gratë demokrate prezantoi programin e demokratëve për mbështetjen e grave që e kanë quajtur “Paketa e Dhembshurisë”.
“Unë jam sot këtu për t’u zotuar para jush se programi i PD do të synojë së pari të ndërhyjë me urgjencë në varfërinë ekstreme me të cilën përballen sot qindra e mijëra gra shqiptare. Paketa e dhembshurisë që e quajmë ne do i japë fund varfërisë ekstreme”, tha Berisha.
Ndërsa në bashkëbisedimin e të shtunës me ndjekësit virtualë u ndal dhe tek zgjedhjet dhe bëri paralajmërimit e përsëritura për kundërshtarin e tij për të mos prekur votën e shqiptarëve, paralajmërim që kujton se është artikuluar dhe nga drejtuesi amerikan i fushatës së opozitës.
“E paralajmëroj që të mos loz me zgjedhjet sepse pasojat do të bijen mbi të”, shprehet Berisha.
“Shqipëria Madhështore”, Berisha thotë se ka disa objektiva parësore siç është krijimi i një klime biznesi të favorshme për investitorët e mëdhenj të huaj, si dhe popullimin e vendit që do fokusohet në dy drejtime.
“Së pari rikthimin, rikthimin, rikthimin e shqiptarëve në Shqipëri. Së dyti nxitjen të lindshmërisë dhe qëndrimit të shqiptarëve në Shqipëri”, tha Berisha.
Kryedemokrati premton se komunikimi me ndjekësit nga rrjetet sociale do të vijojnë dhe do të jetë real ndryshe nga sa thotë se është ai “Sy m’Sy” i Kryeministrit.
“Në 1600 komente dhe pyetje nuk figuronte asnjë autor i pyetjes me emrat që ai njoftoi, pra ishin pyetje të bëra nga qytetari Edi Rama, qytetarit Edi Rama”, shprehet kreu i PD.
Tv Klan