Një farsë elektorale e cilëson PD zgjedhjet e 11 Majit, duke shprehur qëndrimin e saj për mos njohur rezultatin. Kryedemokrati Sali Berisha, tha nga selia blu se në këto zgjedhjeve nuk u respektuan ligjet ndërkombëtare që garantojnë një garë të drejtë mes partive.
Akuzon qeverinë se nëpërmjet ndikimit të saj dhe bandave tjetërsoi vullnetin politik të qytetarëve.
Për kryedemokratin sistemi i drejtësisë u përdor për të garantuar mandatin e 4 qeverisë për PS.
Për të gjitha këto pretendime, PD do të informojë faktorët ndërkombëtar, por nuk përjashton dhe mundësinë e zhvillimit të protestave.
Kryetari i PD pati dhe një mesazh të drejtpërdrejt për kryeministrin Edi Rama.
Kryedemokrati theksoi edhe njëherë kërkesën e PD ndaj KQZ që të mos miratojë asnjë rezultat të zgjedhjeve të 11 Majit, pa u bërë më parë një transparencë e plotë për këtë proces.
Klan News