Kryeministri Edi Rama sqaroi sot nga Vlora se do të kandidojë për deputet sërish në këtë qytet, pas thashethemeve se do të kandidonte në Durrës.

Ndër të tjera, Rama u shpreh i bindur për fitoren e mandatit të tretë qeverisës.

Ndërsa ish-Kryeministri Sali Berisha, i ftuar sonte në emisionin Zonë e Lirë në Tv Klan, tha se Edi Rama nuk synon mandatin e tretë për të qeverisur, dhe siç theksoi vetë ai, kërkon vetëm të fitojë mandatin e deputetit.

“Mandati i tretë, e di dhe vetë që s’ka mandat të tretë. Ai prandaj iku, iku për të siguruar futjen në Parlament. Ai ka hall sepse i kanë thënë këta që do të dënohesh, e do të procedohesh, dikush thotë me 3 dënime, ai ka hall të futet në Parlament të marrë mandatin e deputetit. Ai s’mendon për mandat të tretë. Gjersa ndërroi zonën, gjersa iku nga Durrësi, ai e pa veten jo deputet”.   /tvklan.al