E ka hedhur vetë firmën për impiantin e Elbasanit

Sali Berisha është i bindur se Edi Rama po përpiqet t’i ikë përgjegjësisë penale për inceneratorët duke dashur të bëjë kurban ish-zëvendësin e tij, Niko Peleshi, i cili ka formosur vendime të qeverisë në mungesë të kryeministrit.

“Do të bëjë kurban Peleshin. Peleshi është, mos e diskutoni, por është Rama.”

Por kreu i demokratëve pretendon se ka dokumenta, disa prej të cilave i citoi që provojnë se në disa raste, kryeministri ka vendosur firmën e tij për inceneratorin e Elbasanit.

“Kokë e këmbë dhe me firmën e tij i zhytur.”

Me Arben Ahmetajn, siguron se u negociua përpara se të lëshohej urdhërarresti, ndërsa rreshton rastet ku përgjegjësia e tij është kyçe në hapjen e rrugës për procedurën e ndjekur për ndërtimin e inceneratorëve.

“Dhënia e miratimit për procedurën me negociata të mbyllura. Ahmetaj i ka dhënë miratimin. Fondi rezervë i Këshillit të Ministrave, nuk mund të preket pa firmën e ministrit të Financave.”

Kryebashkiakun Veliaj, veç përgjegjësisë penale që thotë se ka për inceneratorin e Tiranës, e akuzon se po tenton manipulimin e zgjedhjeve në Rrogozhinë këtë të dielë.

“Po Veliaj është 10 herë më rëndë se Ahmetaj.”

Berisha garanton se do të dalë shumë shpejt me të tjera dokumenta që provojnë se dhe në radhët e demokratëve, ka të implikuar me çështjen e inceneratorëve.

“Do të dal një herë tjetër me dokumenta, i kam këtu, por nuk i sjell ai. Ku i lë Rama ata.”

Ndërsa për zhvillimet brenda kampit opozitar dhe vetë Partisë Demokratike, Berisha garanton se analiza do të bëhet pas zgjedhjeve të Rrogozhinës kur dhe do të votëbesohet ai vetë pas humbjes së zgjedhjeve të 14 Majit.

Nuk pranon të komentojë gjatë marrëdhëniet aktuale me Ilir Metën, por Berisha siguron se në Shtator, koalicioni opozitar do të jetë i unifikuar në protestat massive që do të nisin kundër qeverisë.

Tv Klan