Gjatë konferencës për mediat, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama shkoi në samitin e Brukselit, jo për të mbrojtur interesat e Shqipërisë, por të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç. Berisha shton se deklaratat e Ramës ishin skandaloze pasi sipas kreut të PD-së, Kryeministri Rama bënte avokatinë e Serbisë.

Sali Berisha: Skandaloze ishin deklaratat e Ramës. A dëgjuat ta përmendte Shqipërinë? Ai aty u mor me 2 gjëra, me avokatinë e Serbisë dhe qortonte liderët e BE pse i kërkoi Serbisë të zbatonte saksionet ndaj Rusisë, sepse sipas tij xhelatin e kombit ukrainas, 80 për qind e serbëve e quajnë hero. Nëse ato e quajnë kështu, e bëjnë sepse qeverisen nga një Putin i vogël siç është Vuçiç. Qortoi dhe përdori fjalët fyese për lidershipin e BE sepse ato nuk merrkan paraqysh 3 qëndrimet negative të Serbisë ndaj Rusisë. Rama shkoi në Bruksel jo për të mbrojtur interesat tona, por të padronit të tij në Beograd./tvklan.al