Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale është shprehur se kreu i qeverisë, Edi Rama nuk do ta votojë këtë të martë në parlament Sandër Lleshin si zëvendësministër-ministër.

Sipas Berishës, shkak për tërheqjen e Ramës, është bërë një takim i fshehtë mes ministrit të Brendshëm të dorëhequr, Fatmir Xhafaj dhe Presidentit, Ilir Meta.

Të dashur miq, Kallam Dështaku nuk do votojë sot në parlament, ashtu siç rrahu dy ditë me radhë gjoksin dhe paralajmëroi në një sfidë shah-mat se do votonte në parlament Sandër Lleshin si zëvendësministër-ministër. U tërhoq, u palos pas një takimi të fshehte falënderues Meta-Xhafa të zhvilluar në rrethana të mistershme, e zuri barku trimoshin e siçilistëve. Zhvillime interesante!?!?

”, shkroi Berisha në një postim në rrjetet sociale.

Një ditë më parë, Kryeministri Edi Rama tha se ishte arritur Dakordësi e plotë në Grupin Parlamentar.

Kuvendi do të miratojë nesër dekretin e Presidentit për shkarkimin e ish-ministrit të brendshëm. Sandër Lleshi do të marrë drejtimin e MB si zëvendës ministër. Por nuk mbaron me kaq. Për më shumë do t’i drejtohem Kuvendit nesër në 10.00”,

 shkroi Rama të hënën në Twitter. /tvklan.al