Teksa Brukseli i pret fakte konkrete në zbatim të Reformës në Drejtësi, një ndër kushtet që Shqipëria duhet të përmbushë për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, ish -Kryeministri Sali Berisha akuzon kreun e qeverisë se ka bllokuar drejtësinë dhe e ka vënë shtetin në shërbim të mafias e narkotrafikut.

“Kjo qeveri ka interes vetëm pasurimin e paligjshëm me çdo gjë të klikës në pushtet. Shqipëria, si asnjë vend tjetër është ngërthyer në bllokimin e drejtësisë, është ngërthyer në paralizën totale të shtetit ligjor nga narko – shteti dhe kjo vetëm e vetëm se në krye të saj ndodhet Noriega.”

Ish – Kryeministri Berisha e kauzoi pasardhësin e tij se sëbashku me presidentin serb Aleksandër Vuçiç kanë plane antishqiptare, që synojnë ripopullimin e zonës së Preshevës, Medvegjas e Bujanovcit me refugjatë nga territore të ballkanit dhe jo vetëm. Berisha akuzoi shërbimet sekrete të Shkupit, Beogradit dhe Rusisë, se qëndrojnë pas dënimit të pjesëtarëve të grupit të Kumanovës, ngjarje për të cilën ish – kryeministri kërkoi hetim ndërkombëtar.

Tv Klan