“Do të rikthejmë forcën e votës, duke filluar nga selia e PD”

Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama ka ngritur një regjim që po cenon demokracinë në Shqipëri. Në një takim me të persekutuarit në Shkodër, ku i pranishëm ishte edhe kandidati i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” për bashkinë e këtij qyteti, Berisha tha se regjimi Ramës po cenon votën e qytetarëve.

Berisha tha se bashku me demokratët e tjerë po punon për mbrojtjen e votës dhe këtë gjë e ka filluar nga selia e PD.

Pas takimit me të persekutuarit, Berisha vizitoi Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër, ku pati dhe një thirrje për intelektualet shqiptare.

Berisha u ndal edhe në një takim me banorët e Postribës, nga ku akuzoi kreun e qeverisë se qëndron në krye të aferës së inceneratorëve.

“Ju dëgjoni të përmendet, Gugallja, Mërtiri, Zoto etj. Ata kanë abuzuar, shpërdoruar mijëra Euro, para tuajat, të buxhetit të shtetit tuaj, pasi buxheti vjen nga ju. Taksat japin të gjithë buxhetin. Ata u lejuan të bëjnë rrush e kumbulla paratë tuaja, sepse ato para nuk janë as sa 1/10 që ka marrë Edi Rama, Arben Ahmetaj, Erion Veliaj, Engjëll Agaçi, e Lefter Koka”.

Ish-kryeministri Berisha ishte edhe në njësinë Rethinat, ku kërkoi votën e banorëve të zonës për kandidaturën e Bardh Spahisë.

Tv Klan