“Asgjë s’mund të na pengojë për të dalë në bulevard”

Protesta e 6 Dhjetorit ishte në fokus edhe të takimit që kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi me anëtarët dhe simpantizatët demokrat të njësisë Numër 7 në kryeqytet.

Duke komentuar planin e masave të policisë, Berisha tha se asgjë nuk mund ta pengojë opozitën të protestojë në Bulevard.

“Rrugë janë të qytetarëve opozitarë. Asgjë nuk do të mund të na pengojë ne për të dalë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, asgjë nuk duhet të pengojë popullin opozitar nga Konispoli në Vermosh të mblidhet me datën 6 në Tiranë”, tha Berisha në fjalën e tij.

Për të shmangur pengesat, ai i ftoi qytetarët që të vijnë në Tiranë që në datën 5 Dhjetor.

Tv Klan