“I ka bërë gjëmën këtij qytetit, por edhe të gjithë veriut”

Lideri i opozitës, Sali Berisha, në fjalimin e tij të përditshëm, akuzoi Edi Ramën se i ka bërë gjëmën Shkodrës dhe të gjithë veriut.

“Shkodra është qyteti më i braktisur nga qytetet e mëdha të Shqipërisë, ndërkohë që potencialet e Shkodrës nuk i ka asnjë qytet tjetër në Shqipëri, Europë dhe më gjerë. Nëse ka një qytet me mrekulli historike dhe natyrore është qyteti i Shkodrës, por këtë qytet e bastisën bajrat e Edi Ramës, e Gjokët etj”, tha Berisha.

Klan News