Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar menjëherë pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Shkodër ku u liruan  7 nga 11 kuksianët e arrestuar pas protestës së dhunshme më Rrugën e Kombit ku u shkatërrua stacioni i ngritur nga firma koncesionare për kalimin me pagesë.

Berisha e ka quajtur këtë vendim thyerje të rëndë të Kushtetutës dhe Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe ka thëne se Shqipëria që sot shpallet vendi i të burgosurve politik.

Statusi i plotë i Sali Berishës:

Të dashur miq, thyerje të rëndë të Kushtetutës dhe Kartës Europiane të të Drejtave te Njeriut sot në sallën e krimit politik, ku me urdhër të Edvin Kristaq Ramës u vendos të mbahen në burg katër heronj të protestës se Kukësit; Florin Onuzi, Elton Cengu, Xhevair Gashi, dhe Vasil Laci.

Shqipëria qe sot shpallet vendi i të burgosurve politik!

Edvin Kristaq Rama për urrejtjen e tij atërore për kuksianet kërcënon me vendimin e sotëm bllokimin e hapjes së negociatave me BE pasi BE nuk mund të negocioje me vende që mbajnë të burgosur politik!

Shqipëria që sot hyn në greminën e përjashtimit nga Këshilli i Evropës për shkeljen flagrante te Kartës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe si i vetmi vend me të burgosur politik ne kontinentin e Europës.

Ky vendim është thirrje për mbare shqiptaret te shpëtojmë me çdo kusht të ardhmen tonë europiane, duke përmbysur sa me pare narkoshtetin dhe klikën e tij me në krye Edvin Kristaq Ramën! sb

/tvklan.al