Kryetari i PD: Pagat nuk u rritën, Rama dyfishoi taksat dhe përgjysmoi bizneset
Shqiptarët janë qytetarët më të keqpaguar në Ballkan sipas kryetarit të PD, Sali Berisha. Nga Durrësi ku prezantoi kandidatin e koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë e këtij qyteti, Igli Cara, Berisha tha se pavarësisht se qeveria “Rama” dyfishoi taksat, qytetarët vijojnë të kenë paga të ulëta.
Akuzoi Bashkinë e Durrësit se ka dëmtuar turizmin e këtij qyteti nëpërmjet abuzimeve me ndërtimet.
Kryedemorkati nuk i kurseu akuzat as për ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, të cilin e ftoi në një sfidë me Igli Carën.
Berisha ftoi qe demokratët dhe socialistët të bashkohen dhe të mbështesin kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
Kreu i demokratëve tha se gjatë 8 viteve qeveria ka ndjekur politika të largimit të qytetarëve nëpërmjet nivelit të ulët të jetesës dhe papunësisë.
Klan News