Ministri Çuçi ka kompani veljerash me trafikantë droge

Sali Berisha, i cili këmbëngul se goditja e 7-vjeçares Avdia nga skafi që drejtohej nga efektivi i policisë Arjan Tase, është krim shtetëror, sot ka sjellë fakte që sipas tij e provojnë këtë.

Sali Berisha: Skafi ishte në pronësi të çunave të Londrës të Taulant Ballës, Adhurim Kushit.

Ripërsëriti ashtu siç bëri në rrjetet sociale akuzat për Ministrin e Brendshëm qe ka një shoqatë velierash sportive ku pjesë janë të inkriminuar dhe trafikantë droge.

Kreu i PD premton se demokratët duke lënë pas qëndrimet e Lulzim Bashës do t’i bashkohen çdo proteste të drejtë qytetare për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës duke parashikuar dhe fundit e tij politik.

“Do të digjen nga djegësat.”

Atë që drejtësia e kapur nga socialistët në pushtet nuk po e bën, sipas Berishës për të zbardhur me dhjetra aferat e qeverisjes 9-vjeçare të Edi Ramës, ai premton se do ta bëjë populli opozitar. Për këtë, lajmëron se PD e drejtuar prej tij do të bashkëpunoj ngushtë dhe me partinë e Ilir Metës.

“Ai është opozitar i vërtetë, me çdonjeri do bashkëpunojmë.”

Format e protestës do të jenë të ndryshme, por qëllimi një i vetëm.

“Revolucion paqësor për të rrëzuar këtë kryehajdut.”

Berisha siguron se bashkë me frymën opozitare të rilindur, Shtatori do të sjellë dhe një grup parlamentar demokratë të bashkuar.

Tv Klan