Pas debatesh të forta në Kuvend, ish kryeministri Sali Berisha është larguar se bashku me opozitën. Në një deklaratë për mediat Berisha tha se Pr/Ligji që ka sjellë mazhoranca në Kuvend nuk është gjë tjetër veçse ekzekutim i Teatrit Kombëtar.

Kjo që po ndodh me teatrin është vjedhje dhe vetëm vjedhje. Një abuzim total me çdo lloj pushteti dhe moralin. Sjellin ligjin për të ekzekutuar teatrin, një simbol kombëtar për çdo komb të qytetëruar.

Sot në parlament po konsumohet një krim i shëmtuar nga mafia qeveritare. Në mënyrë të paimagjinueshme, jashtë çdo rregulli dhe morali. Në momentin kur Bashkimi Europian hodhi poshtë kërkesën për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe i shtyu për në fund të vitit 2019 dhe ju garantoj kjo do shkojë deri në 2021 këtu do jemi.

Në vend që të paraqitet sot në Kuvend,  një plan, program për adresuar 13 kushtet nga Këshilli i Ministrave, paraqitet projekt-ligji për Teatrin Kombëtar nga një njeri i cili udhëhiqet nga urrejtja, pasi vetë Rama është  i mbetur në komplekset primitive të një adoleshenti të droguar. Kjo që ndodhi sot është e pabesueshme sepse shqiptarët presim çfarë do të bëjë ky parlament, këto institucione pas goditjes së tmerrshme që morëm, pas hedhjes poshtë të rekomandimit të Komisionit për hapjen e negociatave, pas përcaktimit të 13 kushteve. Por jo këta kanë vetëm një axhendë, që vjedhin çdo minutë, çdo orë, çdo javë, çdo muaj”,

tha Berisha

./tvklan.al