Berisha: PD do rivendos legjitimitetin e grabitur nga marrëveshja Rama-Basha


Berisha: PD do rivendos legjitimitetin e grabitur nga marrëveshja Rama-Basha

10:13 10/09/2021

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka folur para mbërritjes në Kuvend. Në një prononcim të shkurtër për mediat, Berisha ka sulmuar sërish Lulzim Bashën, duke e akuzuar se ka shitur Partinë Demokratike.

Ish-kreu i kësaj force u shpreh se Basha do të marrë përgjigjen që meriton dhe zbuloi se lëvizja e tij e radhës do të jetë statutore pa treguar detaje.

‘Do marr përgjigjen që meriton, është njeriu që shet Partinë Demokratike me pazare të flliqura me Edi Ramën’’, tha Berisha

I pyetur se cila do të jetë lëvizja e radhës, ai vuri theksin tek legjimiteti dhe sovraniteti i partisë

“Do të jetë një lëvizje statusore e të tëra e bazuar në rivendosjen e ligjitimitetit statitueshërisë.

Këto janë probleme të ndryshme por unë them se emergjenca është kjo,Partia Demokratike do të rivendosë sovranitetin, ligjimitetin, statueshmërinë e saj të grabitur poshtërsisht me marrëveshjen Rama-Basha’’, shtoi ai.

“A mund të shkosh tek selia e PD?” Berisha flet jashtë Parlamentit: Do e rikthej në piedestal

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar sërish pas seancës së parë të legjislaturës së re. Në një deklaratë për mediat, Berisha u shpreh se vendimi për përjashtimin e tij është për rrënuar opozitarizmin në Shqipëri.

Ish-kreu i PD shtoi se Lulzim Basha është në marrëveshje me Edi Ramën dhe premtoi se kjo gjë do të çmontohet shumë shpejt.

Për të mbrojtur interesin publik të qyetarëve shqiptarë, për të mbrojtur interesin e kombit shqiptar, për të denoncuar të gjitha aferat e këtij regjimi të kakistokracisë, regjim i cili ka zgjedhur shpifjen trillimin, kurthet e pazaret për të rrënuar opozitarizmin shqiptar. Ajo që ndodhi është një marrëveshje Rama-Basha në kurriz të zgjedhësve shqiptarë dhe duhet të çmontohet një minutë e më parë. PD është një parti e interesit kombëtar. Jam i bindur se demokratët shqiptarë do dinë të vendosin Partinë Demokratike në piedestal. Do marrë çdo nismë statutore për të çuar PD në piedestal. Unë jam anëtar i Grupit Parlamentar të PD, vendimi i Bashës është nul”, tha Bersisha.

Më tej ai u pyet nëse mund të futet dot në selinë e PD dhe premtoi që jo vetëm mund të futet por do të ngre PD-në në piedestal.  

Në çdo kohë mund të hy., Do jetë shumë e afërt dita që PD do të rifitojë sërish forcën për të rrëzuar një klikë sunduese”, shtoi Berisha.

Në fund Berisha tha se vendimi i Bashës është marrë nga vetë ai dhe nuk është pyetur asnjë deputet./tvklan.al






Të ngjashme