“Prona e shqiptarëve, në dorë të një kompanie offshore”

Sali Berisha dhe Ilir Meta lajmëruan dalje përpara mediave në të njëjtën orë dhe për të njëjtën çështje. Njëri pas tjetrit në selitë e partive që drejtojnë, Berisha denoncuan atë që e cilësojnë si aferën më të fundit të qeverisë, portin e ri turistik të Durrësit që është parashikuar të ndërtohet mbi portin aktual tregtar pasi ky i fundit të zhvendoset në Porto Romano.

Si Berisha dhe Meta e akuzojnë qeverinë për mungesë të transparencës për një marrëveshje të errët me kompani të regjistruara në parajasa fiskale që dëmton rëndë shtetin për t’i dhënë mundësi Ramës dhe bashkëortakëve të tij të huaj të pasurohen duke nëpërkëmbur pasuritë kombëtare dhe ligjet kombëtare e ndërkombëtare.

Berisha kërcënon dhe përfaqësuesit e kompanisë të përfshirë në këtë projekt.

Javën e shkuar qeveria shqiptare dhe përfaqësuesi i Emaar Grup nënshkruan një memorandum bashkëpunimi për Projektin “Durrës, Yahts dhe Marina” një investim prej 2 miliardë Dollarë.

Ai përfshin një port jahtesh dhe një seri hotelesh, baresh restorantesh, kinema dhe rezidencash. Për kryeministrin kjo marrëveshje ishte përgjigja më e mirë për akuzat politike që janë bërë për projektin.

Tv Klan