Ka mbërritur sot për një serë takimesh me zyrtarët shqiptarë nje delegacion italian i Polit të Lirisë. Pritjen e parë të përfaqësuesve të së djathtës italiane ia rezervoi në zyrën e tij kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Para hyrjes në takim kreu i delegacionit Dario Rivolta, sekretari i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Deputetëve deklaroi dhe qëllimet kryesore të vizitës së tij në Shqipëri. Ndër to, ai renditi vendosjen e kontakteve më të ngushta me Opozitën Shqiptare, takimin me forcat politike në vend dhe diskutimin më to për situatën politike në Shqipëri si dhe diskutimin për problemin e klandestinëve.

Më pas delegacioni italian u fut në takim me kreun e Partisë Demokratike. Po sot pasdite përfaqësuesit e të djathtës kanë pasur në plan kontaktin me Partinë Republikane dhe atë Demokristiane./tvklan.al