Pak orë përpara takimit me shqiptarët e Italisë në Napoli, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u mirprit nga Kryetari i Komunës, Antonio Trombetta, dhe autoritet drejtuese.

Berisha foli për situatën e emigracionit, duke theksuar se gjatë qeverisjes së Kryeministrit Rama janë larguar rreth 1.9 milionë shqiptarë.

Kryetari i opozitës u shpreh se Partia Demokratike është e vendosur të sjellë ndryshime të thella në sistemin politik, si dhe të krijojë kushte më të mira për qytetarët.

Në shenjë simbolike të këtij takimi, Berishës përfaqësues të biznesit shqiptar në Napoli i dhuruan Berishës dorezën e kampionit botëror të boksit me mbishkrimin e tij, për t’i dhënë “grushtin e fitores” regjimit më 11 Maj, si dhe një shampanjë me premtimin që ta hapë pas triumfit në zgjedhje.

Tv Klan