Berisha: Takohem me Metën, por nuk ndikoj në vendimet e tij

Berisha: Takohem me Metën, por nuk ndikoj në vendimet e tij

23:11 12/09/2019

I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu lidhur me marrëdhënien me Presidentin Ilir Meta, Sali Berisha tha nga studio e “Opinion” në Tv Klan se ata takohen, madje jo vetëm në zyrë, por dhe pinë kafe, por nuk ndikon në vendimet e tij.

Blendi Fevziu: A ka një rakordim mes opozitës dhe Presidentit, dhe mes jush personalisht dhe Zotit Meta. Dhe a ka shërbyer në njëfarë mënyrë Presidentit si një lojtar ndihmës i opozitës në këtë situatë. Është folur se keni qenë një drekë me Zotin Meta?

Sali Berisha : Jua garantoj se takohem me Zotin Meta, pa asnjë diskutim, mund të shkoj në zyrën e tij, mund të dal të pi kafe, nuk kam asnjë problem, por që ti kemi ndikuar në vendime në mënyrë kategorike jo. Më ka thirrur vetëm një herë, kur ka thirrur dhe ish presidentët e tjerë, kur kishte një problem, kaq ka qenë dhe asnjëherë tjetër. Por nuk gjykoj se Presidenti ka rakorduar me opozitën, por gjykoj se për presidentin dhe çdo politikan të përgjegjshëm kalimi nga pluralizmi në monizëm, përbën një tragjedi të vërtetë kombëtare dhe unë e e kam provuar vetë këtë..

Kur Edi Rama nuk po hynte në zgjedhje në 2007 absolutisht unë mendoja sesi unë ti shtyja dhe 1 vit zgjedhjet, nuk shkoja në zgjedhje lokale. Unë nuk kisha në dorë se isha kryeministër dhe Presidenti (Alfred Moisiu) luajti rol pozitiv. Por nëse Presidenti luajti rol pozitiv ishte sepse qeveria i shkoi atij në takime, unë i dërgova përfaqësues, kurse Edi Rama nuk i shkoi. Sepse Presidenti i ftoi palët. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
KPT
KPT
UKT