Ish-Kryeministri Sali Berisha ka thënë se Teatri Kombëtar do të ndërtohet siç ka qenë. Ai u shpreh se qeveria i ka shkatërruar kombit një thesar.

“Teatri Kombëtar, e garantoj zotin Budina, do të ndërtohet një për një siç ka qenë projekti, me të njëjtin material, me të njëjtën formë, me të njëjtën arkitekturë, aty ku ka qenë. Ajo ishte një ndërtesë dinjitoze. Ajo ishte dëshmi e një akti hajdutërie të paimagjinueshme.

I shkatërruan kombit dhe vendit një thesar, por fatmirësisht siç jam informuar unë, materialet e ndërtimit të tij që kanë qenë shumë të mira edhe sot prodhohen, projekti i tij ekziston dhe teatri do të ngrihet siç ka qenë”, tha Berisha./tvklan.al