Reforma në Drejtësi ishte në qendër të një bisede telefonike që ish – Kryeministri Sali Berisha pati me Ndihmës Sekretaren Amerikane të Shtetit, Victoria Nuland.

Zyrtarja e lartë amerikane theksoi rëndësinë e madhe të kësaj reformë për integrimin e Shqipërisë në Europë dhe shprehu vlerësimin e saj në përpjekjet e fundit të ambasadorëve të SHBA dhe BE për një kompromis midis palëve në ditët që vijnë.

Mësohet se ish – Kryeministri theksoi se ai beson se një kompromis, në rast se qeveria dëshiron reformën, është plotësisht i mundshëm.

Sipas tij, kërkesa e opozitës për vende të rezervuara është një kërkesë anti-kapje, bazohet plotësisht në rekomandimet ndërkombëtare dhe qeveria nuk ka asnjë arsye të mos e pranojë.

Berisha ka theksuar se thjeshtimi i arkitekturës së institucioneve të drejtësisë është plotësisht i mundshëm dhe u shpreh se shpreson që palët do bien dakord.

Berisha thotë se kërkesa e opozitës për të votuar, së bashku me nenet e Reformës në Drejtësi, edhe nenin për votimin dixhital, biometrik, do të dëshmonte vullnetin e qeverisë për një proces zgjedhor transparent, jetik për vendin.

Ndihmës sekretarja Nuland zhvilloi një ditë më parë edhe një bisedë me Kryetarin e PD -së, Lulzim Basha.

Tv Klan