Nga zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme ka dalë sot një tjetër ftesë për liderin e Opozitës Sali Berisha. Sipas institucionit të akuzës, numri një i Partisë Demokratike, duhet të paraqitet në zyrat e kësaj godine në cilësinë e të pandehurit. Burime brenda Prokurorisë një vendim të tillë e bazoi në rezultatin e hetimeve paraprake të grupit hetimor mbi ngjarjet e 14 Shtatorit.

Sipas këtyre hetimeve rezulton që Sali Berisha është një ndër organizatorët e trazirave të tre muajve më parë. Sipas ftesës e cila ka mbërritur sot në mesditë në zyrat e Partisë Demokratike, lideri i Opozitës duhet të paraqitet në Prokuroi në orën 09:00. Deri tani ai është thirrur disa herë nga ana e Prokurorisë së Tiranës por në cilësinë një dëshmitari për zbardhjen e vrasjes së Azem Hajdarit./tvklan.al