Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është pyetur nga gazetarët këtë të enjte për thirrjen e djalit të tij, Shkëlzen Berisha, në SPAK për çështjen e Gërdecit. Berisha u shpreh se ajo është një lëvizje për të mjegulluar aferën Rama-McGonigal.

Pyetje: Zoti Berisha ndonjë koment për thirrjen e djalit tuaj në SPAK keni?

Sali Berisha: Përpjekje për të errësuar, për të mjegulluar aferën Rama-McGonigal me instrumentalizimin e SKAP-it të partisë. Asgjë.

Më herët, djali i kryedemokratit Berisha, Shkëlzen Berisha, u paraqit në SPAK për të dhënë deklarimet e tij në lidhje me çështjen e Gërdecit. Pas daljes, ai tha se nuk kishte lidhje me këtë çështje dhe se në SPAK kishte deklaruar atë që ka deklaruar edhe publikisht.

“Jam pyetur lidhur me rrethanat e hetimit për çështjen e Gërdecit. Sigurish që nuk kisha çfarë t’i ofroja më shumë se ajo që kam deklaruar publikisht. Nuk mendoj që dijenia ime i ka dhënë ndihmë hetimit në fjalë, pasi s’kam asnjë lidhje me këtë gjë. Kam përsëritur të gjitha ato që kam deklaruar publikisht. Kam ardhur sigurisht në respektim të ligjit, si çdo qytetar. Por më bën përshtypje fakti që e njëjta prokurori, të njëjtët prokurorë e njëjta çështje, para 15 vjetësh ka deklaruar publikisht që nuk e ka parë të arsyeshme thirrjen time. Sot pas 15 vitesh e njëjta prokurori, të njëjtën prokurorë e njëjtën çështje, të njëjtat rrethana mendojnë se unë mund të kem ndonjë dijeni për rrethanat e hetimit pas 15 vjetësh”, u shpreh ai pas daljes nga ambientet e SPAK./tvklan.al