Teksa kreu i qeverisë Edi Rama përshëndeti Policinë e Shtetit dhe Prokurorinë për shkatërrimin e bandë prej 11 personash si pjesë e grupit të rrezikshëm kriminal në Shkodër, ish-kryeministri Sali Berisha i bën thirrje autoriteteve belge dhe holandeze të hetojnë lidhjen e ngushtë të drejtuesve të saj, komunikimet direkte të tyre (tabulatet) me Ramën, Ministrin e Jashtëm Bushati dhe deputetë socialistë.

Statusi i Sali Berishës:

Thirrje drejtuar autoriteteve ligjzbatuese të Mbretërive të Belgjikës dhe Holandës!

Të dashur miq, së pari le të falënderojmë përzemërsisht autoritetet zyrtare dhe mediat e Mbretërisë së Belgjikës dhe Mbretërisë së Holandës, të cilat me hetimet e tyre bënë të mundur goditjen e njërës prej bandave më të rrezikshme të krimit ndërkombëtar, bandës së Bajrajve.

Të falënderojmë mediat, gazetaret investigativ të këtyre vendeve, që me guxim të madh hetuan dhe informuan publikun e vendeve të tyre dhe shqiptare për veprimtarinë, vendndodhjen, lidhjet e ngushta të eksponentëve kryesor të kësaj bande me Edi Ramen, Ditmir Bushatin, Luan Harushen, deputetë të tjerë siçilistë.

Me këtë rast le t’u bëjmë thirrje autoriteteve të këtyre vendeve të hetojnë dhe bëjnë publike lidhjen e ngushtë të drejtuesve të kësaj bande, komunikimet direket të tyre (tabulatet) me kreun e meduzës, Edvin Kristaq Rama, Ditmir Sulejman Bushatin, Luan Harushen, drejtues kryesor të policisë, prokurorisë dhe gjykatave në Shkodër dhe Tiranë, udhëheqës dhe protektor të bandës se Bajrajve, krimit shqiptar dhe ndërkombëtar.

/tvklan.al