4 janë njerëzit të cilët Sali Berisha thotë se i ka sulmuar gjatë karrierës së tij politike. Emrat e tyre, ish-Kryeministri i zbuloi mbrëmjen e kësaj të enjteje në studion e “Opinion”. Ai shpjegoi edhe arsyet përse i konsideronte “armiq” të tij.

“Në të gjithë karrierën time janë katër vetë të sulmuar nga unë. Gjen Sorosin, një armik i egër i qendrës së djathtë e vlerave së saj. Gjen Fylen, i cili dihet botërisht, e ka shkruar vetë që ka bërë shkollë zbulimi dhe që shkonte në Beograd të Nikoliçi dhe bënte deklarata kundër meje. Në atë kohë nuk më shkonte mendja, duket se argatin e Prishtinës e kishte thes dhe u thoshte në Bruksel nuk është gjë ai, nuk kam punë me Hashim Thaçin, gjithë problemi im është me Sali Berishën. Tjetër ishte Gloveri, për një periudhë, dhe ka qenë Papadreu, babë e birë të njëjtë janë. Në 30 vite nuk mund të mos kesh tre apo katër veta“, tha Berisha./tvklan.al