Cili do të jetë aksioni i Sali Berishës kundër Lulzim Bashës? Ish-kryeministri u përgjigj në emisionin “zonë e Lirë” në lidhje me aksionin që do të marrë kundër Bashës.

Sali Berisha: Aksioni im kundër Lul Bashës është rivendosja, konsulta, debati me anëtarët e PD, aktivistët e PD, drejtues të PD, së pari për mënyrën sesi Lulzim Basha vendosi duke shkelmuar çdo pikë, rregull statutor. Së dyti, Lulzim Basha me këtë veprim, me një akt pabesie synonte pa asnjë diskutim të hapë rrugën e bashkëpunimit me Edi Ramën. 100 përqind i besoj marrëveshjes me Edi Ramën. Kam pasur dyshime, por nuk e kam ditur se ka marrëveshje.

Robert Rakipllari: Pse nuk e keni denoncuar përpara këtë gjë? Kjo marrëveshje, ky diskutim që ndodhi sot, s eishte deklarata më e fortë, se ka marrëveshje Rama-Basha për këtë gjë, këtë marrëveshje e morët vesh tani? Keni pasur dyshime për këtë?

Sali Berisha: E faktoj. Kam pasur dyshime sigurisht, si çdo shqiptar nuk e kam ditur se ka patur marrëveshje, por dyshimi ka qenë universal.
Robert Rakipllari: Çfarë është kjo marrëveshje kur ai ka gjithë pushtetin dhe ky s’ka asgjë?

Sali Berisha: Edi Ramës i duhet fasada.

Robert Rakipllari: Ç’përfiton Luli në këtë histori?

Sali Berisha: Luli bashkërendoi forcat me Edi Ramën kundër Sali Berishës. Pastaj janë përfitimet e nëndhenshme. Mund të bëjë ndonjë investigim, por rëndësi për mua ka shkelmimi që kryetari i PD bër mbi statutin, ligjin, kushtetutën e Partisë Demokratike duke shkelmuar në këtë mënyrë çdo anëtar dhe aktivist të saj./tvklan.al