Sali Berisha u shpreh për gazetarët pas votimeve të dielën se treguesit flasin për një dominim elektoral të aleancës Shqipëria Madhështore.
“Të gjithë treguesit janë për një dominim të qartë elektoral të aleancës tonë. Të gjithë treguesit. Edhe rritja e ndjeshme e përqindjes në votime në zonat tona është një ogur i bardhë për rezultatin e aleancës tonë”, u shpreh Berisha.
Por i pyetur nëse ka ndonjë projeksion për rezultatin, Berisha u shpreh:
“Unë kurrë nuk flas për përqindje dhe për numra pa dalë ato. Nuk kam unë ndonjëherë dëshirë për të bërë rolin e profetit. Ja, ai merr Batonin si gënjeshtar në gatishmëri. Unë nuk bëj ashtu, unë pres sovranin”, tha Berisha./tvklan.al