“Përveç Ahmetaj, Rama do të bëjë kurban një tjetër ish-zëevendëskryeministër për aferën e inceneratorëve”

Urdhërarresti për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj u lëshua pasi dështuan negociatat me kreun e qeverisë Edi Rama, sipas Sali Berishës.

Në konferencë për mediat, Berisha bëri përgjegjës për aferën e inceneratorëve kryeministrin, ndërsa tha se ky i fundit do që të çojë para drejtësisë një tjetër ish-zëvendëskryeministër.

Në fokus të akuzave të ish-kryeministrit për çështjen e inceneratorëve ishte dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Ai paralajmëroi protesta për aferën e inceneratorëve.



Teksa PD vijon betejën e përçarë me qeverinë, Berisha shprehu besim se do gjejë gjuhën e bashkimit me deputetët e tjerë, teksa nuk i kurseu ironitë për Lulzim Bashën.

Ai denoncoi qeverinë se po ushtron presion ndaj qytetarëve për të manipuluar zgjedhjet e së dielës në Rrogozhinë, ndërsa iu përgjigj dhe deklaratës së Erion Veliaj se kandidati i Koalicionit Bashkë fitojmë i kishte kërkuar pazare në këmbim të rezultatit në zgjedhje.

Berisha tha se pas zgjedhjeve në Rrogozhinë, PD do të bëjë analizën e Brendshme për humbjen e zgjedhjeve lokale dhe se ai do të shkojë në votëbesim, siç e parashikon statuti.

Klan News