Berisha: Vendi në një qetësi para shtrëngatës

Berisha: Vendi në një qetësi para shtrëngatës

22:04 12/09/2019

Situatën në vend ish kryeministri Sali Berisha e përshkoi si një periudhë qetësie para një shtrëngate shumë të madhe.

Nga studio e emisionit “Opinion”, Berisha tha se termometri i pakënaqësisë është shumë i lartë.

Sali Berisha: Nëse ka regjim të kalbur dhe njeri të kalbur sot në  Europë është regjimi i Edi Ramës dhe Edi Rama.

Lorenc Vangjeli: Mos ndoshta prisni Vjeshtën dhe Dimrin ku thuhet s mund të ndodhi gjëra të çuditshme në Tiranë, kam parasysh veprimin e Reformës në Drejtësi që nëse nuk ofron drejtësi siç kërkohet të paktën ofron ndëshkim? Mos ndoshta është ky mjeti në mungese të votës për të ndryshuar situatën këtu?

Sali Berisha: Në vlerësim tim vendi ndodhet në një periudhë qetësie para një shtrëngate shumë të madhe. Është një qetësi që po vlon. Termometri i pakënaqësisë shënon temperaturat me të larta të pakënaqësisë së njerëzve”. /tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme

KPT
KPT
UKT