“Koha është sot për veprime, t’i tregojmë vendin qeverisë”

Si rrallë herë Sali Berisha zgjodhi të ulet në krah të socialistëve në seancë plenare. Tha se ishte një strategji për t’u dhënë një mesazh.

Sali BerishaJo rastësisht për herë të parë unë prita i ulur në një karrige të deputetëve socialistë. E bëra këtë me qëllimin më të sinqertë për t’u thënë socialistëve shqiptarë që sot avoketër të vetëm të tyre në parlament janë demokratët dhe do vazhdojmë gjerë në fund të jemi zëdhënës të interesave të shqiptarëve pa dallim bindjesh politike.

Ky mesazh shërbeu vetëm si prolog i thirrjes që drejtoi ndaj shqiptarëve, ku paralajmëroi greva e protesta masive. Por socialistët uljen e Berishës në krahun e tyre dhe deklaratat e tij I cilësuan provokim të hapur.

Në parlament Berisha i drejtoi edhe disa pyetje zv/kryeministres Balluku, por nuk mori përgjigje pasi kryetarja e Kuvendit i ndërpreu fjalën.

“Me çfarë lidhet me ju, largimi i Nanos, drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, çfarë lidhje ka? Pastaj, fol pak këtu për misterin e pallatit të Lul Morinës. Na fol pak për mullar-pallatin. Pallati 8-katësh dhe ti flet aty për mister. Eja këtu tani jep sqarime”, tha Berisha.

Jashtë Kuvendit, Berisha iu përgjigj edhe interesit të medias nëse do të shkojë në SPAK për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, pas padisë së bërë nga Taulant Balla.

“Nuk më ka dërguar asnjë fletëthirrje, por i përgjigjem çdo fletëthirrje. Ju do jeni aty të gjithë të bëjmë një konferencë shtypi të shkëlqyer. Përpjekje mjerane e Ramës për të mbuluar vjedhjet, por unë do shkoj gjithmonë sa herë të thërritem. Edhe kur falsiteti noton në detin e falsitetit unë nuk hezitoj kurrë të përgjigjem. Ta keni të qartë!”, u shpreh Berisha.

Tv Klan