Ish-kryeministri: Do të bëj procesin e shekullit kundër Edi Ramës

Vendim i marrë nga zyrat e kryeministrit Edi Rama e ka cilësuar Sali Berisha lënien në fuqi të masës sigurisë për bllokimin e pasaportës dhe detyrim paraqitje nga Gjykata e Posaçme për çështjen e Privatizimit të ish-kompleksit sportiv Partizani. Nga selia blu, Berisha publikoi dhe një foto-montazh ku shfaqej Rama në podacstin e tij së bashku me tre prokurorë të SPAK, Arben Kraja, Irena Gjoka dhe Prokurorja që kërkoi masën ndaj tij Enkeleda Millonai.

“Lexoj një trakt të shkruar në zyrat e tij sipas të cilit masa e sigurimit personal, e detyrimit për tu paraqitur në policinë gjyqësore dhe masa e ndalimit për të dalë jashtë shteti nuk përbën heqje lirie personale, por një kufizim lirie për të dalë jasht shteti. Kjo deklaratë nuk është bërë në Fenianin e Kimit, por në Tiranën e Edi bastardit.”

Pas akuzave ndaj SPAK, pati dhe një paralajmërim për kryeministrin Rama.

“Sali Berisha do të fillojë procesin e shekullit kundër Edi Ramës dhe larvave të tij.”

Akuzat e ngritura nga SPAK ndaj tij, Berisha i cilëson sulme politike nga qeveria pas nisjes së aksionit opozitar në parlament.

Klan News