Berisha zbulon detaje nga platforma: Duhet hapje e madhe, Kryeministër jo kryetari i partisë - Tv Klan

Berisha zbulon detaje nga platforma: Duhet hapje e madhe, Kryeministër jo kryetari i partisë


Berisha zbulon detaje nga platforma: Duhet hapje e madhe, Kryeministër jo kryetari i partisë

18:45 15/10/2021

Ish-Kryeministri Sali Berisha nga Korça ka zbuluar disa detaje nga platforma e tij për rikthimin e Partisë Demokratike në pushtet. Në fjalën e tij, Berisha tha se duhet të rikthehet demokracia brenda partisë dhe të ketë një hapje të madhe.

Duhet hapje e madhe. Duhet të përthithim forcat, intelektualët, ekspertët më të mirë. Në mënyrë që të kemi qeverisjen më të mirë. Por as këto nuk mjaftojmë. Themeli është demokracia në parti dhe e drejta e votës”, tha Berisha.

Më tej ish-kreu i PD përsëriti edhe njëherë se do të rikthehen primaret, por shtoi se dhe Kryeministër nuk do të jetë domosdoshmërisht kreu i partisë.

Duhet t’i japim fund kësaj situate, se kush do të jetë deputet, se cili do të jetë këshilltar, do ta vendosni ju me primaret. Jo me negativet, por me pozitivet. Kjo krijon një raport të drejtë të deputetit me zgjedhësit. Mua nëse më zgjidhni ju, unë duhet të vij tek ju dhe unë nëse nuk vij ju do më hiqni. Nuk do të jetë kusht që dhe kryetari i partisë të jetë dhe kryeministër. Edhe për kryeministër, pas fitoreve të zgjedhjeve do të vendosni ju. Vendimet do të jenë kolegjiale”, shtoi Berisha./tvklan.al








Të ngjashme