Ish-Kryeministri Sali Berisha në një konferencë për mediat ka zbuluar detaje nga takimi mes ambasadores Yuri Kim dhe kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Berisha u shpreh se Basha i ka kërkuar ambasadores që të publikon prova dhe fakte.

Lulzim Bashës i është lënë një ultimatum që deri në fund të Gushtit duhet të zgjidh çështjen për mandatin e deputetit. A i druheni një ‘tradhtie’ nga ana e Bashës dhe PD?

Kryetari i Partisë Demokratike i është përgjigjur kërkesës së zonjës Kim me kërkesën e tij, paraqisni prova dhe fakte, dokumente. Kjo është përgjigja që ka marrë zonja Kim nga kryetari i Partisë Demokratike, unë për këtë gjë e përgëzoj dhe e falënderoj. Kjo është kërkesa e vetme që unë kam, nuk kam kërkesë tjetër, nuk kam kërkesë për ndryshimin e vendimit. Kam kërkesë për rrëzimin e shpifjeve që është bazuar ai vendim.

A mendoni ju se ambasadorja amerikane është duke ndërhyrë në punët e brendshme të Shqipërisë?

Ambasadorja sillet si një guvenratore, qoftë në marrëveshjet që negocion, duke i dhënë Fico të drejtën për trajtimin e dosjeve në Gjykatën e Lartë./tvklan.al