Ish-Kryeministri Sali Berisha ka katër pyetje për Kryeministrin Edi Rama në lidhje me kontenierin me 613 kg kokainë, që u kap në Portin e Durrësit para 1 muaji. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se drejtori i Portit të Durrësit u shkarkua me urgjencë nga detyra pasi refuzoi të firmoste shkresën që kontenieri të tranferohej nga kalata 4 në kalatën 3.

Për këtë arsye, thotë ish-Kryeministri Berisha, drejtori Qirici u zëvendësua brenda 3 orësh me Afrim Bakajn, por më pas u hoq dorë nga kjo lëvizje. Sipas Berishës, konteineri me 613 kg kokainë u zbulua nga punonjësi i kompanisë amerikane Ripiscan.

“Pas këtij dështimi, doganierë të caktuar janë përpjekur që konteinerin ta vleresojnë pa rrisk, me qëllim që t’i shpëtojë skanerit por kanë dështuar pasi rrisku percaktohet nga sistemi.

3- Pasi filloi gjithë porti të flasë për klanin pritës Edi dhe Olsi Rama dhe porti të mbajë erë drogë, konteinerin me rrisk, por jo dritë të kuqe, janë detyruar që 9 ditë pas shkarkimit ta nisin në orën 2:00 të mëngjesit për të kaluar skanerin dhe dërguar drejt destinacionit.

4- Punonjësit e Rapiskan, që është kompani private amerikane, nuk i kishin thënë asnjë fjalë për “mallin”, me shpresë se ai nuk do ta konstatonte. Perkundrazi, pasi ai ka konstatuar mallin në pako i është kërkuar nga punonjës dogane të lejojë kalimin e konteinerit. Ai ka refuzuar në mënyrë kategorike dhe ka dërguar ndihmësin e tij në shtëpinë e drejtorit të vet”,

thotë Berisha.

Për të gjitha këto fakte, ish-Kryeministri i bën Kryeministrit Edi Rama 4 pyetje, për të cilat kërkon pëgjigje.

“1- Kush urdhëroi që konteinerët, së bashku me superkonteinerin të kalonin nga kalata 4 në kalatën 3 dhe cili ishte qëllimi i ketij kalimi?

2- Pse shkarkove me urgjencë drejtorin e portit Qirici dhe pse nuk tregon arsyet e këtij shkarkimi? Apo ke frikë nga shkresa që ai disponon dhe që refuzoi të firmosë?

3- Pse mashtrove shqiptarët dhe paraqite operacionin si sukses të policisë dhe doganave shqiptare? Ndërkohë që droga nuk u zbulua as nga policia dhe as nga dogana por vetëm nga punonjësi i turit të kompanisë private amerikane, të cilit nuk iu dha asnjë informacion paraprak!

4- Pse mohove publikisht informacionet ndërkombëtare dhe pse u mbajt 9 ditë në kalatë konteineri me 613 kg drogë”?

/

tvklan.al