Rama iku nga Durrësi se shkoi Basha

Pas ndryshimeve kushtetuese dhe ato të Kodit Zgjedhor, ish-Kryeministri Sali Berisha sheh tentativën e kreut të qeverisë për të grabitur një mandat të tretë qeverisës.

I ftuar në emisionin “Zonë e Lirë”, Berisha i cilësoi anti-kushtetuese zgjedhjet e 25 Prillit, nëse Rama nuk tërhiqet nga heqja e koalicioneve paraelektorale.

Berisha foli për humbje të socialistëve në këto zgjedhje dhe se tha se largimi i Ramës nga kandidimi në Durrës drejt Vlorës eshte frika, që sipas tij, Kryeministri ka ndaj humbjes së pushtetit.

“Mandati i tretë, e di dhe vetë që s’ka mandat të tretë. Ai prandaj iku, iku për të siguruar futjen në Parlament. Ai ka hall sepse i kanë thënë këta që do të dënohesh, e do të procedohesh, dikush thotë me 3 dënime, ai ka hall të futet në Parlament të marrë mandatin e deputetit. Ai s’mendon për mandat të tretë. Gjersa ndërroi zonën, gjersa iku nga Durrësi, ai e pa veten jo deputet”. 

Ramën e akuzoi se bën premtime elektorale duke e cilësuar atë një kopjac të programit të demokratëve të prezantuar një vit më parë nga Lulzim Basha.

Ish-Kryeminsitri Berisha hodhi poshtë zërat për ngërç në funksionimin e koalicionit me LSI si dhe një afrim të mundshëm pas zgjedhjeve të Presidentit Meta me  Edi Ramën.

Sali Berisha: Koalicioni do të qëndrojë plotësisht me LSI.

Arian Çani: Doktor, midis nesh, nuk ka asnjë rrezik që Ilir Meta në moment të fundit…

Sali Berisha: Jo. Në vlerësimin tim gjithmonë.

Ende nuk ka vendosur se ku do të kandidojë, por qartëson se emri i tij në lista nuk do të motivohet nga protagonizmi.

“Unë do ta vendos dhe do ta them. Do ta vendos dhe do ta them. Një gjë ta keni të sigurt që protagonizëm unë nuk kam”.

Akuzat në adresë të Ramës i vijoi edhe kur u pyet për marrëveshjen e detit me Greqinë, duke e akuzuar kreun e qeverisë se duke anashkaluar çuarjen e çështjes në gjykatën ndërkombëtare bëri një tradhëti ndaj interesave të vendit.

Tani kanë ndryshuar rrethanat dhe tani Greqia ka kërkuar 12 milje, se atëherë ishte për 6  milje. Shqipëria me 12 milje humbet qindra kilometra det dhe zonat që mbajnë triliona Euro naftë dhe gaz”.

Sipas Berishës pas prishjes së marrëveshjes së shelfit kontinental të nënshkruar nga qeveria e tij në vitin 2009 me palën greke qëndrojnë intersa të një pale të tretë, duke iu referuar Presidentit turk Taip Erdogan.

Tv Klan