Ish-kryeministri Sali Berisha kreu homazhe në 23-vjetorin e vrasjes së liderit të dhjetorit Azem Hajdari i shoqëruar nga pjesëtarë të familjes dhe simpatizantë të Partisë Demokratike.

Berisha tha se ky përvjetor vjen në një moment të vështirë për vendin dhe Partinë Demokratike pas vendimit të kryetarit Basha. Ai i ftoi demokratët të ngrihen për ta rrëzuar vendimin që e quajti poshtërues të marrë nga Basha për qëllime të tij personale.

“Një poshtërim i padëgjuar dhe i paparë ndonjëherë. Jam i sigurt se anëtarë dhe mbështetësit e Partisë Demokratike do dinë të hedhin në koshin e plehrave vendimin antistaturor dhe antiligjor të atij që sot është në krye të partisë.”

Berisha tha se ky ishte një zotim për të rrëzuar pazaret. I shoqëruar nga djali i Azem Hajdarit, Berisha vlerësoi lart figurën e liderit të Dhjetorit teksa tha se ai ishte një simbol i kurajos dhe guximit të jashtëzakonshëm njerëzor.

Tv Klan