Berishën, Bashën apo Kryemadhin? Kë do të shpëtonte nga mbytja Grida Duma


Berishën, Bashën apo Kryemadhin? Kë do të shpëtonte nga mbytja Grida Duma

22:01 03/10/2020

Grida Duma nuk ia bëri aspak të lehtë punën në emision Gilbertit. E ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në spektaklin e humorit Klanifornia në Televizionin Klan, ish-deputetes demokratike iu kërkua që të zgjidhte mes Sali Berishës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, se cilin prej tyre do të shpëtonte nga mbytja. U desh insistimi i gjatë i drejtuesit të emisionit që Duma të jepte një përgjigje…

Gilbert Fevziu: Do t’ju bëj një kuic me pyetje po jo vetëm. Je në një varkë dhe tek ajo varka ka 3 vende, jeni ju, ka dhe dy vende bosh dhe janë 3 njerëz në det që po mbyten: Lulzim Basha, Monika Kryemadhi dhe Sali Berisha. Kë do të shpëtonit nga këta të dy dhe kë do të lini në ujë?

Grida Duma: Nuk e bëj dot me po apo jo, je i vështirë shumë, je gazetar i nivelit të lartë. E di çfarë më kujtove? Çfarë bëri Turi se na iku truri…

Gilbert Fevziu: Jeni në një varkë, jeni ju në varkë duke i dhënë lopatave.

Grida Duma: Tani, është dimër, është verë, e kemi bregun afër, e kemi larg?

Gilbert Fevziu: E kemi bregun tmerrësisht larg dhe është shumë ftohtë, në det ndodhen Berisha, Kryemadhi dhe Basha, kë do shpëtonit nga këta të dy, sepse vetëm dy vende keni?

Grida Duma: Tani duhet të imagjinojmë çfarë është bregu, çfarë përfaqëson bregu për ne.

Gilbert Fevziu: Janë duke u mbytur njerëzit o Zonja Grida, të lutem tani.

Grida Duma: Asnjëri nga këta nuk është duke u mbytur, nuk e imagjinoj dot fare.

Gilbert Fevziu: Po mirë më, nëse do ishin.. E kuptoj, po të lutem përgjigju, çfarë je kështu? Ndryshon muhabetin.

Grida Duma: Është mjeshtëri, e kupton.

Gilbert Fevziu: Po të lutem a ka mundësi të më japësh përgjigje?

Grida Duma: Ka, ka…

Gilbert Fevziu: Je në varkë, ke vetëm 2 vende për të shpëtuar.

Grida Duma: Qetësohu…

Gilbert Fevziu: Jo, jam tmerrësisht i qetë… unë të pyes për një gjë, ti më thua varet çfarë përfaqëson bregu, bregu përfaqëson Jovan Bregun për shembull.

Grida Duma: E kuptoj, do ulesh që të qetësohesh pak. Nëse bregu është 25 Prilli, Lulzim Bashën do ta çojmë atje, kaq dihet.

Gilbert Fevziu: Domethënë do shpëtosh Lulzim Bashën. Duhet të shpëtosh edhe një tjetër.

Grida Duma: Pastaj nuk i dihet se nga anohet barka, do t’i mas unë ato.

Gilbert Fevziu: Po kë do shpëtosh tjetër?

Grida Duma: Po ç’ke ti, është puna ime kjo.

Gilbert Fevziu: Po ti përfaqëson gratë më, duhet të thoje Monika Kryemadhin.

Grida Duma: Pse Monika të duket se ka nevojë për kuota gjinore? Apo për mbështetje grash. Vetëm Monika nuk ka nevojë për mbështetje grash.

Gilbert Fevziu: Po ti harrove tjetrën, duhet ta dije përmendësh. Po ka nevojë Sali Berisha ta shpëtojë njeri nga deti? Ka rekordin ndërkombëtar, ka ndenjur 8 ditë duke notuar me çorape.

Grida Duma: Ti mendon që e harrova unë këtë? Doktori i thyen rekordet vetëm kur do doktori./tvklan.al





Të ngjashme