Festivali i Filmit nis më 9 deri në 20 Qershor pas lehtësimit nga pandemia

Festivali i Filmit i Berlinit, i cili u zhvillua online në fillim të këtij viti, do të shfaqë shumicën e filmave që ishin pjesë e konkursit në kinematë  në të gjithë kryeqytetin gjerman muajin e ardhshëm, pas rënies së rasteve të të infektuarve me Covid-19.

Festivali, i njohur gjithashtu si Berlinale, do të zhvillohet nga datat  9 deri në 20 Qershor në 16 vende duke përfshirë një kinema të hapur në Muzeun Island në zemër të qytetit, kane njoftuar organizatorët.

“Spektatorët  do të marrin një përvojë shumë të veçantë, kolektive të festivalit, diçka që të gjithëve na ka munguar për një kohë kaq të gjatë”, thanë regjisorët Mariette Rissenbeek dhe Carlo Chatrian në një deklaratë të përbashkët.

Ata u shprehen se janë në pritje të mirëseardhjes së kineastëve dhe anëtarëve të jurisë nga e gjithë bota, të cilët shpresojnë të bëjnë udhëtimin për në Berlin muajin tjetër. Në festivalin online që u bë në muajin Mars çmimi Ariu i Artë iu dha filmit “Bad Luck Banging ose Loony Porn” nga drejtori rumun Radu Jude. Komedia e errët me përmbajtje seksuale përshkruan agresionet e përditshme të përjetuara nga një mësues në Bukureshtin bashkëkohor.

Klan News